Policia e Tiranës si rezultat i kontrolleve të ushtruara,ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 1.7 kilogramë, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.
Gjatë ditës së djeshme blutë e Komisariatit nr.6,në kryeqytet, në vijim të punës të tyre për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës narkotike, kanë evidentuar dhe sekuestruar në rrugën “Tre Dëshmorët”, në katin e shtatë të një pallati, tek vendi i matësave të ujit, 1.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.
Lënda narkotike dyshohet se është lënë aty nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Policia po vijon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.sosnews.al
