Një mjet me targa të huaja ka terrorizuar qytetarët në rrugën e “Qelqit” në Kombinat.
Teksa ndiqej nga strukturat e policisë rrugore, mjeti tip “Fiat Punto”, që drejtohej nga shtetasi E.K 38 vjeç, ka përplasur duke e lënë të plagosur një 25 vjeçar kalimtar të rastit.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin rreth 300 metra më poshtë dhe është larguar.
Pas 4 orësh kërkimi , forcat e komisariati të policisë së kombinatit kanë arritur ta arrestojnë , ndërsa dyshimet janë se në momentin që i është shmangur policisë dhe ka kryer aksidentin 38 vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur dhe të ketë patur me vetë dhe një pistoletë.
Tashmë ai duhet të përballet në prokurori me 4 akuza penaleShkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt Largimi nga vendi i aksidentit,Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
I aksidentuari pas mjekimit në spitalin e traumës është larguar në banesë.
/sosnews
