Blutë e komisariatit nr.3 të kryeqytetit kanë arrestuar një 35-vjeçarë i cili kish thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes.
J.S, 35 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi ka shkelur Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ish – bashkëshortes,O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale përndjekje.sosnews.al
