Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave autorë të vjedhjeve te banesave në kryeqytet.

Të arrestuarit janë:

-Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël  lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

– Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz – Tiranë.

– Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore – Tiranë.

– Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.

Të arrestuarit u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesat e Xh. Sh.,  dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna  per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version