Shtëpia e Andi Dukës, djalit të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë është kontrolluar nga Policia e Shtetit pasi dyshohej se mund të kishte dijeni mbi vendndodhjen e shtetasit turk të shumëkërkuar, bosit të kriptovalutave, Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në Himarë këtë verë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar, kur babai i të riut ishte deputet (këtë vit nuk është më) dhe ëhstë zbuluar nga një e-mail, pjesë e të dhënave sekrete që kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të hakerave iranianë.
Në një nga email-et që i janë dërguar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se kërkesa është bërë nga Prokuroria dhe gjykata ka dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të deputetit, shtetasit Andi Duka.
Emri i Dukës ka dalë në këtë histori, sipas email-it sekret drejtuar Gledis Nanos, pas marrjes në pyetje të një personi me inicialet A.C, i cili akuzohet se më datë 20.04.2021 ka pritur në Rinas shtetasin turk dhe më pas janë larguar bashkë.
“Pas kërkesës së prokurorit me vendim Nr.1092 datë 20.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lëshoi vendimin për kryerjen e kontrollit të banesave dhe vendeve për 15 persona,”- shkruhet dër të tjera në e-mail.

Dosja.al

