Një krim në familje tronditi pasditen e së premtes fshatin Plug të Lushnjes, ku një 51 vjeçare u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj.
Tajar Kazanxhi ka goditur gruan e tij Natasha, me sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Goditjet kanë qenë të forta, duke i shkaktuar fraktura të rënda 51 vjeçares.
Pas ngjarjes, Natasha është transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku edhe pse iu dha ndihma e pare nga mjekët, ajo nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes nga plagët e marra.
Policia e Lushnjës njoftoi arrestimin e 55 vjeçarit Tajar Kazanxhi, i cili pranoi se ishte ai që kishte qëlluar mbi bashkëshorten e tij.
Dyshohet se shkak i grindjes midis çiftit ka qenë xhelozia, ku shpesh herë midis tyre ka patur grindje ndërsa policia po verifikon edhe pista të tjera si konfliktet për pronat. sosnews

