Aktori turk Tolgahan Sayisman ka folur së fundmi për problemet që tërmeti në Turqi i ka shkaktuar bashkëshortes së tij, Almeda Abazit.
Tolghan është ndaluar nga mediat për një intervistë në Bebek, ku ka treguar se gjëndja psikologjike e Almedës është përkeqësuar. Aktori është pyetur nëse ka marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin dhe ne pergjigjen e tij ai ka shprehur se dëshiron të jetë gjithmonë pranë Almedës.
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj,”- u përgjigj ai.
Aktori shtoi se javën e parë të Ramazanit do të shkonte në zonat e prekura nga tërmeti.