Rreth 65,6  kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva janë sekuestruar nga policia e Tiranës në operacionin antidrogë “Vakumona” ku tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga ranë Bashkim Joca, 46 vjeç, Albi Joca , 19 vjeç, si dhe Mirel Joca, 18 vjeç,të tre banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë.Ndërsa në kërkim u shpall P.L..

Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme në vendn e quajtur “Gurorja e Kllojkës” pasi në bashkëpunim me njeri – tjetrin shisnin në sasi të konsiderueshme, Cannabis Sativa, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Gjatë arrestimit policia i sekuestroi ne bagazhin e makinës rreth 65,6 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi dhe automjetin që lëviznin tip “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI si dhe 4 telefona celularë.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version