Një shqiptar i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e se mërkurës ne qytetin Port Guajakuil të Ekuadorit.Policia lokale tha se ai u qellua me tre plumba nga një motor teksa po lëvizte me mjetin e tij te blinduar tip Ford.
Sipas autoriteteve të Ekuadorit bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ata kanë ndaluar nje 22 vjecar te akuzuar për tre vrasje, por ende nuk dihet zyrtarisht nëse bëhet fjalë për rastin në fjalë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital nga dy bashkatdhetarë të tij që e shoqëronin në makinë por që nuk janë prekur nga plumbat.Ata dyshohet se janë truprojat e të plagosurit.Në muajin maj të këtij viti ne te njëjtin qytet mbeti i vrare në një atentat mafioz një tjetër shqiptar.
Ngjarja e ndodhur në qershor të këtij viti shqetësoi shumë DEA-n amerikane, e cila prej kohësh ishte vënë në ndjekje të organizëts kriminale në një rrjet të madh të trafikut të kokainës Ekuador-SHBA-Europë-Shqipëri.
Iler Hidri, një 36-vjeçar i njohur për ambientet e trafikut të furnizimit me kokainë të Europës, por edhe Shqipërisë, u vra në po të njëjtin qytet ku u tentua të vritet dhe shqiptari një natë më parë.
