Ka përfunduar me sukses operacioni antidrogë “SMOKE SNAKE” nga policia e Napolit ku u shkatërrua organizata Italo-Shqiptare.
Janë lëshuar 21 urdhër arreste mes të cilëve 18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.
Tre shqiptarë me iniciale L.C 36 vjeç, E.N. 26 vjeç dhe E.Sh. 39 vjeç janë arrestuar nga autoritetet Italiane si pjesë e kësaj organizate kriminale.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg si dhe janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.
Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Por ky hetim për policinë Italiane ka filluar në Qershor të 2016 dhe prej një viti janë sekuestruar 8 kg heroinë dhe 38 kg marijuanë të kësaj organizate. Ndërkohë, policia thotë se janë sekuestruar edhe 500 mijë Euro pasuri të këtij grupi kriminal, që janë 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro në cash dhe 3 kompani.
Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e tij policia Italiane ka pasur një bashkëpunim me policinë Shqiptare. /sosnews.al