Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë vetëm pak orë para ndërrimit të viteve pasi është shkrumbuar nga flakët brenda një kampi për emigrantët. Rai shkruan se zjarri ka përpirë qendrën për azilantët në orët e para të këtij mëngjesi.

17-vjeçari shqiptar nuk ka mundur dot që të dalë që atë dhe është shkrumbuar nga flakët, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe një 16-vjeçar ganez. Menaxheri i kampit thotë se vdekja e shqiptarit është një lajm mjaft i hidhur për ta, pasi qëndronin bashkë prej një viti dhe ishte një djalë shumë i mirë.

“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë,” i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis.

Shkaqet e zjarrit dhe identiteti i shqiptarit nuk dihet ende.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version