Gareth Bale është ndaluar të luajë golf gjatë periudhës së zhvillimit të Kupës së Botës. Trajneri i Wales, Rob Page ka dhënë një urdhër për të gjithë lojtarët e thirrur për kompeticionin e madh, përfshirë këtu edhe ish-yllin e Real Madrid.
Ky vendim ka ardhur me arsyetimin se të gjithë duhet të përqëndrohen në maksimum, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate.
Wales do të përgatitet të luajë Botërorin e parë pas 64 vitesh, pasi mposhti Ukrainën në finalen e play-off-it.
Ish-sulmuesi i Tottenham-it dhe Real Madridit, i cili tani luan për skuadrën e MLS-së, Los Angeles FC – është i njohur për dashurinë e tij për golfin dhe ky fakt nuk përbën diçka të re.
“Po. Nuk ka golf. Ne jemi atje për të bërë një punë. Atje, nuk do të kemi kohë të mjaftueshme. Çdo katër ditë ka ndeshje”- thotë trajneri Page. Kjo kombëtare është në një grup me USA, Iran dhe England.

