Prokuroria për Krime të Rënda thirri këtë të enjte drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Eduart Merkaj u kërkua nga prokurorët pas daljes së urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës por të cilat ende nuk janë ekzekutuar.

 

Mësohet se për Jaeld Çelëb, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi.

Ndërsa për  Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg.

Akuza që qëndron mbi ta është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sativës në këtë qark.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar aty gjatë viteve 2014 – 2016.

Të tre ish-shefat e policisë  u shkarkuan nga detyra me urdhër të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version