Janë sekuestruar në total 90 medikamente të ndryshme farmaceutike kontrabandë.
Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin policor i koduar “Pangea X.”
Në zbatim të këtij operacioni u arrestuan:
– Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë
– Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi, ushtronin tregtim dhe transportonin mallra kondrabandë në farmacitë që menaxhonin.
Policia sekuestroi në në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë, 42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte Enval Xhoxhi dhe 48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte Kozeta Ylli.sosnews.al
