Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Grabjan-3 Urat në Lushnjë. Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikave është përplasur me një makinë tip “Volkswagen”.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, Ardian Meçanin dhe Lumturie Meçanin, të cilët janë burrë e grua. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë. Drejtuesi i triçiklit ka pasur ngarkesë me mbetje plastike dhe plastmasë, gjë që nuk e ka lejuar të shohë pamjen përballë duke u përplasur më pas me automjetin.

