Një 37-vjeçar u arrestua nga policia e Burrelit,pasi dyshohet si autor i sulmeve me tritol më këtë qytet.
Në pranga ra Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.
Sipas policisë ai dyshohet si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një mobileri si dhe për tritolin e vendosur më 4 nëntor pranë banesës së kryetarit të bashkisë.
Daçi ka qenë person i kërkuar edhe më parë për kanosje për shkak të detyrës si dhe prodhim lëndësh narkotike.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.//sosnews.al
