Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Sheshit Willson’. Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar. Sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë rreth 50 gramë.

Ndërkohë, pronarja e dyqanit kur është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Mësohet se shtetasja me inicialet E.P., nga Laçi, kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Grupi hetimor dyshon që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version