Një makinë ka shpërthyer në ecje rreth orës 10 :15 min të paradites së sotme në qytetin e Vlorës.

Makina tip fuoristrade me targa AA 298 CL ka shpërthyer në ecje, në lagjen “Hajro Çakërri”, tek “Bishti i Kalldrëmit”.

Mësohet se në makinë ndodhej 25 vjeçari Inez Hajrulla i cili ka mbetur i plagosur rëndë.Sipas kalimtarve shpërthimi ka qënë shumë i fortë, dhe 25 vjecari i cili ndodhej i vetëm në makinë ka tentuar të dali duke kërkuar ndihmë.

25 vjeçari është transportuar për në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë Inez Hajrulla është person me preçedent të theksuar kriminal.Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version