Gjatë mesnatës një makinë ka shpërthyer nga tritoli në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër,dhe makina është në pronësi të Frida Kopliku,60- vjeçe, inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.
Makinës së 60- vjeçares tip Wolkswagen me targa AA 700 IY,dyshohet ti jetë vendosur një sasi lënde eksplozive, tritol. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por për fat nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake.sosnews.al

