Tritol në Fushë Krujë. Një mobilieri në Fushë-Krujë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras.

Sipas të dhënave të para, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Kjo edhe pse pronarët banonin shumë pranë mobilerisë. Ndërtesa është në pronësi të Bujar Caracit, i cili ia ka dhënë me qira dhëndrit të vëllait, Desar Çangut, 28 vjeç, nga Larushku.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërkohë që në zonë ka nisur kontrolli për kapjen e autorit/autorëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version