Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi mbrëmjen e kësaj të premteje fshatin Pjeçë të Dibrës.
Policia tha se tritoli ishte vendosur brenda rrethimit të shtëpisë së një personi me inicialet Z.S.
Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa u dëmtua pjesërisht një automjet tip “BMË X5”.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri me dije se ende nuk dihen shkaqe e vendosjes së eksplozivit .
