Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në oborrin e banesës së Preng Pjetrit në Lezhë, ish-kryeplak i fshatit Ungrej. Dosja mësoi se shpërthimi ka ndodhur pas mesnate në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit dhe nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Autorët akoma nuk janë identifikuar ndërsa në polici, Pjetri ka thënë se nuk ka konflikte apo të dyshuar. 

NJOFTIMI I PLOTE:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version