Një shpërthim tritoli la të plagosur 8 persona mes tyre dhe shënjestrën e dyshuar të atentatit në lagjen “Rus” të Shkodrës.

500 gramë eksploziv ishte vendosur në një biznes vetëm 100 metra larg komisariatit ku zhvillohej 105 vjetori i policisë ndërsa në momentin e shpërthimit zona ishte mjaft e populluar.

Rrezja dëmtoi dhe disa automjete të parkuara aty pranë ndërsa sipas hetuesve sulm i atentatit dyshohet të jetë Lulzim Kulla pronar i dyqanit.

Blutë dyshojnë se lëvizjet e pronarit të biznesit monitoroheshin nga atentatorët të cilët sapo kanë parë se ai u afrua në zonë kanë telekomanduar shpërthimin.

Forca të shumta policie dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje për tju ardhur në ndihmë të lënduarve.

Lulzim Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë. Hetuesit thanë se ai është person me precedentë të theksuar kriminalë kryesisht në gjobëvënien e ndaj bizneseve. Në një rast pas vitit 1997 një tregtar pakice i gazit që nuk pranoi të paguante gjobën u torturua për vdekje. Për ngjarjen e rëndë dyshohej Lulzim Kulla por në atë kohë askush nuk u arrestua nga policia.

Grupet kriminale të gjobëvënies nuk janë të reja për Shkodrën. Në mars të vitit të kaluar policia shkatërroi një të tillë të përbërë prej 7 anëtarësh. Sipas prokurorisë, ata kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales dhe të Rrugës së Gjerë të Kirasit.

Sipas akuzës, anëtarët e grupit në çdo fund muaji merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 deri në 3000 lekë ndërsa numri I tregtarëce që detyroheshin të paguanin ishte mjaft I lartë.

 

 

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version