Lefter Lefteri alias Afez Kulla, 54-vjeçari që iu tritoli në derën e shtëpisë ka punuar në administratën publike. Mësohet se Lefteri është kallëzuar në Policinë e Sarandës për një ndërtim pa leje në lagjen nr.1, ku dhe banonte.

Por, nuk dihet nëse puna në administratë apo ndërtimi pa leje, kanë qenë shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në derën e shtëpisë së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta. Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecariy, por asnjëri prej tyre nuk është lënduar. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

 Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar pas shpërthimit të lëndës plasëse në derën e një vilë. Në njoftim bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit, ka dëme të vogla material. Banesa është në pronësi të personit Lefter Lefteri alias Afez Kulla. Ngjarja ndodhi në lagje nr.1 rreth orës 04:35 minuta, por shkaqet dhe autori nuk dihen ende.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version