Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo mbajnë armë zjarri pa leje,policia e Tropojës arrestoi M.V., 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip “Zastava” me 3 fishekë.sosnews.al
