Një 52-vjeçar nga Kuçova ka humbur jetën në spitalin e Traumës pas dhunës që iu ushtrua nga një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari Lefer Brisku u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, e pikërisht në atë moment, i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Pas disa ditësh mjekim në spital, mesditën e sotme 52-vjeçari ndërroi jetë.

Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën Shushari është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Për ngjarjen, Policia ka shoqëruar të riun që dhunoi barbarisht 54-vjeçarin, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Shyqo Brisku, vëllai i 52-vjeçarit, Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, akuzon Policinë se nuk i ka njoftuar për ngjarjen por gjithçka e kanë marrë vesh në televizor. Ndaj ai dhe familjarët e tjerë të viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version