Mjaftoi një status në rrjetet sociale kundër planit që po harton Britania e Madhe për mbajtjen larg të emigrantëve të paligjshëm, përfshirë dhe ata shqiptarë, dhe prezantuesi Gary Lineker e gjeti veten të pushuar nga puna.
Por, nuk ishte i vetmi. Kjo pasi vendimit të BÇ për ta larguar yllin e sportit, Lineker u ndoq nga kolegët e tij që hoqën dorë nga pozicionet e tyre të punës, në shenjë solidariteti.
Reagimet janë të shumta. Gary Lineker ka edhe mbështetjen e Unionit Kombëtar të Gazetarëve (NUJ), me sekretaren e saj të përgjithshme Michelle Stanistreet. Kjo e fundit është shprehur se BBC është rreshtuar qartë krah politikës dhe se akutalisht ndodhet në një pozitë të rrezikshme.
Përplasja e Lineker ishte konkretisht me Suella Braverman. Gjuhën e përdorur nga Braverman ndaj emigrantëve, Lineker e konsideroi të barabartë me atë të Gjermanisë nazite. Braverman reagoi dhe u shprehe se ndihej e fyer.

