42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. 

Mario Muka është shqiptari i vrarë në Gjermani. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. 

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për Mukën, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Të shtënat ndodhën në orën 19:50 dhe sipas dëshmitarëve dy burra u panë duke ikur në errësirë. Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. 

32-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës. Thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version