Një 44-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u fut për tu larë në liqenin e Pogradecit. Mësohet se 44-vjeçari nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut në momentin që futur në liqen për tu larë ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkaku i vdekjen ka qenë arresti kardiak. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version