Trupi i një gruaje është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin. Viktima është shtetasja me inicialet S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, bëri me dije policia.

Nga informacionet e para policia dyshon se ajo ka humbur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version