Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet T.B banues në Çepunë të Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap duke transportuar 4 m³ dru të prerë në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë pas kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Drutë dhe sasia e kanabisit u sekuestruan nga Blutë e Gjirokastrës ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar “Forest”.

U kap duke transportuar 4 m³ dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, drurët e prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe automjeti me të cilin transportonte drurët, i arrestuari. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Forest”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-T. B., 33 vjeç, banues në Çepunë, Gjirokastër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit “Forest”, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit T. B., ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa . Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version