Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar nga Tirana, në operacionin e koduar “Tranzit 5”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Tiranë.

’34-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Princ Vidi”, duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së”.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 5 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version