Ky është momenti kur vihet në prangat e policisë Dan Hutra, autori i vrasjes së trefishtë në kryeqytet.
Ai shfaqet me pranga dhe duar të gjakosura, i shoqëruar nga uniformat blu pasi u ndalua pasditen e të mërkurës në Sharrë.
Hutra akuzohet se vrau tre dhe plagosi tre të tjera në zonat e Astirit, Kamzës dhe Paskuqanit.
Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë autorin të kryejë këto akte makabre. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte lënë qelinë pasi ishte arrestuar për dhunë në familje.


