Tre punonjësit e policisë që u konfliktuar natën që lam pas me efektivët e forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Mësohet se tre punonjësit, babai dhe dy djemtë e tij, efektivë në komisariatet 1, 2 dhe 3 në gjendje të dehur kanë ofenduar efektivët e ‘Shqiponjës’.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:
– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

