Lorenc Panganika, i cili ndodhej në krye të Policisë së Tiranës është emëruar drejtori i Policisë së Fierit Panganika, ka zëvendësuar në detyrën e re Alfred Çepelen. Ndërsa tashmë në krye të Policisë Tiranë është emëruar Tonin Vocaj.
Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur dhe disa ndryshime të tjera.
Gentian Berberi nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Vlorës.
Në këtë detyrë në vend të Berberit është emëruar Ermal Mucaj!
Ndërkohë që ish drejtori i policisë së Vlorës ka marrë një tjetër post në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

