Një prej protestuesve në Bërxullë tentoi aktin e rëndë, atë të vetëvrasjes. Edhe pse zona ishte e mbushur me efektivë policie, e moshuara tentoi që të dilte në rrugë duke iu dalë para mjeteve. Qytetarja e cila kundërshton projektin Thumanë-Kashar-Fier, u shpreh se është lodhur duke mos marrë asnjë përgjigje për këtë projekt që rrezikun shembjen e banesave të tyre. Fatmirësisht, ajo u ndalua në kohë nga policia dhe qytetarët. 

DEBATI:

Gruaja: Mos më prekni me dorë, asnjë të mos më prekë, aty do dal, në rrugë.

Polici: Bllokimi i rrugës është vepër penale.

Gruaja: Të mos më prekë njeri, jam në të drejtë të zotit. Mos më prekni me dorë, maskara.

Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version