Është gjetur i pajetë 69-vjeçari Taqi Bërxulla, i cili u deklarua i humbur ditën e djeshme nga familjarët në bashkinë Finiq, Sarandë.

Trupi i tij u gjet në një greminë, afër manastirit të Shën Spiridhonit. Ai dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 50 metrash duke gjetur vdekjen.

69-vjecari u shpall i humbur mbrëmjen e se dielës nga familjaret të cilët nuk kishin asnjë lajm prej tij, ndërsa sot i moshuari u gjet i vdekur.

Bërxulla ishte prind i dy fëmijëve që i ka prej vitesh në emigracion dhe jetonte vetëm me gruan.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version