Me afrimin e stinës së verës strukturat me uniformë të policisë së shtetit ju nevojiten uniforma të tjera.
Me datën 16 prill Ministria e Brendshmë rishpalli tenderat e shumë debatuar të unifromave të reja të për Policinë e Shtetit si nevojë emergjente momentalisht vetëm për uniformat verore.
Dy tenderat kapin vlerën e rreth 300 milion lekëvë të reja me tvsh(tenderi i parë në vlerën e 190 milion lekëve pa tvsh ,tenderi i dytë në vlerën e 57 milion lekëvë pa tvsh)
Afati për dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave është caktuar data 7 Maj. Ndërsa Për blerjen e këpucëve është caktuar afati 30 ditë pas lidhjes së kontratës ndërsa për konfeksionet është caktuar një afat 45 ditorë.

Pikërisht afati i fundit ka hasur në ankesat e operatorëve ekonomik që operojnë në prodhimin e konfeksioneve të cilat duan të marrin pjesë në garë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, që pas publikimit të prokurimit me procedurë të hapur janë adresuar disa ankesa nga subjektet private.
Sipas njërit prej subjekteve i cili u prononcua për sosnews në kushte anonimati specifikimet teknike dhe afatet kohore të vendosura në këtë prokurimin janë tërësisht të njëanshme duke i hapur rrugë favorizimit të një subjekti të paracaktuar për tu kualifikuar si fitues.
Afati i vendosur sipas operatorëve është i pamjaftueshëm pasi 45 ditë është afati maksimal për të siguruar lëndën e parë nga prodhuesit jashtë vendit për shkak të specifikave për konfeksionet që ka vendosur Ministria e Brendshme. Shto këtu sipas tyre dhe afatet e transporti përgatitjes së modeleve dhe dorëzimit sipas tyre duhet të paktën rreth 3 muaj për të dorëzuar uniformat e sakta.

Ministria e Brendshme nuk ka pranuar të bëj komente rreth specifikimeve teknike apo afateve të dorëzimit të produkteve.
Prokuroria nisi një hetim në vitin 2016 për tenderin e uniformave të policisë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri ndërsa , vetë Mi-nistria i dorëzojë Prokurorisë në atë kohë një raport me shkeljet e gjetura nga tenderi i fituar nga Kompania ““Marsi&Al”.
Cilësia e dobët e mallit dhe mos dorëzimi në kohë i uniformave të trumbetuara në atë kohë si histori suksesi detyrojë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të ndërpriste në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë private. Një zgjidhje emergjente u gjet me donacionin që bëri qeveria turke për pajisjien me uniformë të efektivë të policisë së shtetit.
Që prej asaj kohe tre tendera për uniformat e reja u anulluan për shkelje të cilat u evidentuan nga drejtuesit e rinj të Ministrisë së Brendshme në vitin 2017 dhe situata vijon të jetë kaotike dhe pazgjidhje për shkak të ankesave dhe ndaj tenderit të fundit të publikuar gjatë muajt Prill.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version