Në të gjithë drejtoritë e policive në qarqe dhe komisariate para pak ditesh ka mberritur një urdher i drejtorit të pergjithshëm të policisë Ardi Veliu.
Në urdhër u kerkohet patrullave të policisë dhe titullarëve që gjatë ushtrimit të detyrës mos ndezin pa arsye fenelinat në automjetet e shërbimit por edhe ato private.
Sipas burimeve ky urdhër vjen pasi në shumë raste është konstatuar se abuzohet me ndezjen e fenelinave edhe kur nuk janë të nevojshme duke shkatuar panik në rruge dhe ndjesi pasigurie tek qytetaret, sidomos gjatë sezonit turistik.
Në urdher specifikohet që fenenilat, dritat dhe zhurma që i shoqëron të ndizen vetëm në raste emergjente dhe për këtë çdo patrullë apo individ duhet të vejë në dijeni më parë sallen operative perkatëse.
Në këtë menyre shefat nuk mund të ndizen me fenenilat për të mbaruar shpejt “ punet e tyre”./sosnews

