Tiranë– Një ngjarje e nisur si një konflikt banal për një vend parkimi mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Një Polic Ushtarak ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka tentuar të qëlloi mbi një qytetar pas mosmarrëveshjeve që kishte me këtë të fundit se kush duhet të parkonte makinën në një vend të sapo liruar.
Sipas të dhënave zyrtare , ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të gjimanzit “Besnik Sykja” kur shtetasit D.M 37 vjeç dhe H.N 23 vjeç , ky fundit efektiv i policisë ushtarake pasi kanë debatuar janë përleshur dhe kanë goditur njëri tjetrin fizikisht.
Në gjaknxehtësi e sipër 23 vjeçari ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe e ka kanosur 37 vjeçarin.
Dy personat pas shoqërimit në komisariatin numër 2 janë proceduar penalisht në prokurori për veprat penale të dëmtimeve të tjera me dashje dhe kanosje./sosnews.al

