Perveç përgjimeve impllikuese që opozita pretendon se shërbimet inteligjente kanë për kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ky i fundit rezulton të jetë zbuluar edhe nga policia e shtetit rastësisht në një aferë.
Burime të sigurta të sosneës bëjnë me dije se është e faktuar takimi në zyrë i Dakos me një eksponent kriminal.
Sipas burimeve forcat operacionale të policisë së shteti pak kohë më parë kanë qenë në ndjekje të një “subjekti” për llogari të një hetimi proaktiv.
Gjatë survejimit të këtij personi me begraund kriminal rezulton se ky i fundit është futur në bashkinë e Durrësit ku dyshohet të jetë takuar me kreun e bashkisë.
I gjithë episodi është filmuar me pamje nga kamerat e efektivëve civil të cilët kanë hasur lëvizjen e befasishme.
Po sipas burimeve, “subjekti ” kriminal që u fut në mjediset e bashkisë ka patur me vete një shumë të konsiderueshme parash të cilën dyshohet tia ketë dorëzuar Dakos.
Nuk dihet nëse filmimi i policisë është ruajtur apo është asgjësuar me urdhër të shefave./sosnews.al

