Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar një të mitur në Llogara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17.00 të pasdites, teksa po kalonte në rrugë. I mituri që përplas nga Vasil Bollano është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën.
Ndërkohë që nga Policia e Vlorës ka bërë me dije se 66-vjeçari Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.