Pas vdekjes se minatorit ne Mat reagoi dhe Konfederata e Sindikatave te Shqiperise. Sipas njoftimit te shperndare per mediat tragjedia ne minieren e Cerujes ishte e paralajmeruar ndersa  politikanët  solidarizohen me pronarët e galerive te vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Minierat e shqiptare vijojnë të shkaktojnë tragjedi, ku viktima e radhës është një 54 vjeçar, që ndërroi jetë pas një shpërthimi në minierën kromit në Cerujë të Matit.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh keqardhjen familjes së viktimës dhe dënon heshtjen e të zgjedhurve lokale e vendore të Qarkut të Dibrës përballë kësaj tragjedie, që rrezikon të përsëritet nëse nuk merren masat në kohën e duhur.

Këta të zgjedhur politik nuk solidarizohen me familjet e viktimave por me pronarët e minierave të vdekjes, shumë prej të cilëve duhet të jenë pas hekurave.

Kushtet e Sigurisë Teknike në shumë miniera të vendit lënë për të dëshiruar, teksa jeta e punonjësve të minierës është çdo ditë e rrezikuar

Kontrollet e Inspektoriatit të Punës janë një farsë, që shkojnë deri tek bakshishi në kafenë e fshatit ose të qytezës.

Sipas shifrave që Konfederata e Sindikave disponon në galeritë e nëntokës shqiptare për shkak të incidenteve në punë kanë humbur jetën rreth 480 minatorë dhe rreth 500 të tjerë kanë mbetur të gjymtuar, e kjo tablo vijon edhe në vitin 2018

Konfederata e Sindikatave të Shqipëri i bën apel Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës të vihet në lëvizje dhe të miratohet sa më shprejt projektdrafti i statusit të minatorit hartuar nga KSSH.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version