Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos. Alket Malaj, 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i viktimës ndodhet në morg ndërsa policia po merr në pyetje kolegët e viktimës si dëshmitare okularë. Njëri prej kolegëve tha se presioni ka qenë aq i madh sa i ka prerë kokën.

‘Vetëm zhurmë dëgjova. Se si ndodhi nuk e di. Po bënte kohë që ishte i punësuar. Merrej me aluminin. Ishte duke hedhur gizë lart, do ketë pasur ujë dhe krijon plasje. E kishte kapur në qafë.’-tha një koleg.

‘Ka plasur furra. Presioni i ka prerë kokën. Furra prodhonte kapakë pusetash dhe gjera elektrike. Shkrihet gizë. Ishte punëtor i vjetër.’- tha një tjetër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version