Një nga figurat kryesore të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor, 44-vjeçari Sheikh Khader Adnan, vdiq pas një greve urie 86-ditore në burg. Khader Adnan, ishte nga autoritetet izraelite, të paktën 12 herë, për rreth tetë vjet, shumicën e asaj kohe nën masën e “arrestit administrativ” dhe kishte vazhduar në mënyrë të përsëritur grevat e urisë.
Rasti i tij u bë një simbol për palestinezët. Menjëherë pas njoftimit të vdekjes së Sheikh Khader Adnan në burg, Xhihadi Islamik Palestinez deklaroi se vdekja e tij është e qëllimshme dhe Izraeli do të paguajë çmimin e këtij krimi.
Nga Gaza u lëshuan raketa drejt Izraelit. Dy ose tre raketa u hodhën dhe ranë në zona të hapura pa shkaktuar dëme apo viktima. Grupi i të Drejtave në Palestinë deklaron se vdekja e udhëheqësit të Xhihadit në burg, Khader Adnan hedh dritë mbi përkeqësimin e kushteve të më shumë se 4,900 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite – duke përfshirë të sëmurë. Mustafa Barghouti, Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze (PNI), e ka quajtur vdekjen e udhëheqësit të Xhihadit, Khader Adnan një vrasje të shëmtuar qëllimi i të cilit është të thyejë frymën e rezistencës që kanë të burgosurit palestinezë.
Barghouti tha se vendosja e paraburgimit administrativ si një masë kryesore ku palestinezët arrestohen me forcë pa e ditur se për çfarë akuzohen është një tallje e plotë e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir deklaron se zyrtarët e burgut vendosën të mbyllin qelitë për të parandaluar trazirat pas vdekjes së Khader Adnan, i cili ishte në grevë urie në një burg izraelit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët.