Tiranë- Një ngjarje e dhimbshme dhe tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
3 pjestarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën nga një aksident automobilsitik ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në kryeqytet rreth orës 02.00. Sipas të dhënave zyrtare që sosnews.al ka mësuar nga policia, bëhet fjalë për familjen Biba e cila prej vitesh jetonte në Kamëz dhe me origjinë nga Mirdita.
Viktimat e aksidentit e familjes Biba:
Bardhok Biba 62 vjeç (babai)
Valentina Biba 54 vjeç (nëna)
Florida B. Biba 22 vjeç (vajza)
Plagosur:
Xhuliana B. Biba 26 vjeç (vajza)
Arlind Alia 32 vjeç
https://www.facebook.com/sosnewsalbania/videos/2049978795112342/
Mjeti me targë AA 472 PE drejtohej nga Arlind Alia mik i familjes Biba. I riu ndodhet i shtruar momentalisht në spotalin ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.
Po ashtu nga policia mësohet se viktimat po ktheheshin nga një lokal në periferi të kryeqytetit ku kishin festuar ditëlindjen e vajzës së vogël Floridës që mbushi me 15 Qershor 22 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë humbja e kontrollit ndërsa ekspertët kriminalist./Sosnews.al

