Mimoza Veizaj, është 30-vjeçarja e cila ndërroi jetë 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. E reja, solli në jetë foshnjen e saj më 28 Janar në spitalin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë. Pak ditë pas lindjes, Veizaj, shkoi në banesë, aty ku shfaqi probleme shëndetësore e më pas humbi jetën.

Stafi i spitalit deklaroi për mediat se 30-vjeçarja nuk tregoi asnjë shqetësim shëndetësor më parë, mirëpo kur u paraqit në spital kishte dobësi trupore dhe mjekët e kanë vendosur menjëherë në terapi intesive.

Paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja lindi beben ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva Çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version