Fill pas masës së arrestit me burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri mbrojtja u rrek të ngrinte disa hipoteza njëra prej të cilave gjyqtari është i sëmurë dhe 300 milionë lekët që mbante në shtëpi i duheshin për t’u kuruar.
Por për 46 vjeçarin organi akuzës ka një sërë përgjimesh të cilat e përfshijën drejtëpërdrejt në marrjen e rryshfetit. Veç të tjerave organi qëndor i hetimit ka në dorë pamjet filmike të një lokali në Fushë Krujë ku duket sekseri i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentian Dodës.
Mes provave të tjera që iu paraqiten gjykatës për krime të rënda mësohet se ishin dhe tabulatet telefonike të gjyqtarit i cili ka komunikuar me të afërmin e tij Kujtim Miri për shumën prej 20 mijë eurosh të marra nga të afërmit e Dodës.
Ky është vendimi i shkallës së parë në Burrel sipas të cilit Gentian Doda u dënua me 8 vite heqje lirie dhe garancitë që vendimi mos të ndryshonte I mori në gjykatën e apelit nga Shkëlqim Miri.
Ndonëse për të drejt Burrelit udhëtoi një përfaqësues I ambasadës amerikane, kualifikimi ligjor I veprës penale ndryshoi. Autoritetet amerikane e ekstrtaduan Gentian Dodën për akuzat e vrasjes me paramendim por drejtësia shqiptare e gjykoi se për të kodi penal parashikonte plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar Doda fitori 1/3 e dënimit dhe u dënua me 8 vite heqje lirie. Për të gjykata e Burrelit hoqi dhe akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Me një vendim të tillë thuajse I lirë, Doda u sigurua që do të mbetej I pandryshuar dhe pas apelimit të prokurorisë. Këtu Hyn në lojë Shkëlqim Miri dhe garancia e tij se gjithcka ishte e mbaruar.
Më 30 maj sekseri Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit kushëri me gjyqtarin. Pas të shfrytëzimit të të gjitha hallkave të sistemit gjyqësor prokuroria u kërkoi drejtorisë së burgjeve të ushtrojë kontroll në qelinë e Gentian Dodës ku u gjetën dy celularë. Parallel me këtë veprim prokuroria ndaloi sekserin Alban Buci për verefikim dhe arrin ti kontrollojë celularin dhe të sigurojë mesazhet kompromentuese për dorëzimin e parave dhe marrjen e garancive se vendimi I Burrelit nuk do ndryshonte. sosnews
