Bosi i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës për ektradimin e tij drejt Turqisë. Mësohet se Ozer ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Faruk Fatih Ozer momentalisht ndodhet në burgun 313 urdhër-arrestit të Gjykatës turke, pasi akuzohet se ka fituar 2 miliardë $ nga mashtrimi me kriptomonedhat.
Ozer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për 3 krime.

