Febjus Dauti, i njohur edhe me emrin Dritan, është vendosur në pranga nga Policia e Durrësit rreth 7 vite pasi u fut në kurth nga një agjent i infiltruar.

38-vjeçari, së bashku me tre bashkëpunëtor të tij, u arrestuar në flagrancë më 7 janar 2015 në autostradën Durrës-Tirane duke shkëmbyer lëndë plasëse.

Në zonën në afërsi të mbikalimit për këmbësorë në Shën Vlash u konstatua Febjus Dauti dhe një person tjetër që mbante në dorë një qese të kuqe.

Në atë moment kanë ndërhyre oficerët e policisë të cilët gjetën në qese tre kallëpe në trajtë cilindrike me përmasa të ndryshme të mbështjellë me natriban te zi me dy fije te dala nga pjesa e trupit, që rezultoi lëndë shpërthyese e llojit eksploziv C4. Në

Si u fut në kurth Febjus Dauti nga agjenti

Gjatë një komunikimi të regjistruar, Dritan (Febjus) Dauti ka garantuar një person tjetër, se ai me 3-4 shokë të tij mund të vendosin eksploziv me porosi në automjete, komisariat policie, shtylla tensioni të lartë apo kudo tjetër.

E vetmja kërkesë e tyre ka qenë korrektesa në pagesë, por Dauti nuk ka ditur se personi me të cilin po fliste ishte një agjent i infiltruar i policisë.

“Nga ana e Policisë Gjyqësore është bërë i mundur regjistrimi i një bisede ndërmjet një agjenti të infiltruar dhe shtetasit Febjus Dauti, ku ky i fundit thotë se ai bashkë me 3-4 shokë të tij mund të vendosin eksplozive me porosi në vende të ndryshme si makina, në komisariatin e policisë, shtylla të tensionit të lartë apo kudo, që të bëhen porosi kundrejt shpërblimit me para.

Ky shtetas thekson vetëm që pjesa e shpërblimit me para të jetë korrekte dhe në kohë, pasi kur e ka bërë edhe herë të tjera këtë punë, persona që e kanë porositur i kanë mbetur borxh një shumë prej 16 mijë eurosh”, thuhej në dosjen e prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, ai i kishte thënë agjentit të infiltruar: “Mjafton të thotë se ku e dëshiron që të vendoset lënda eksplozive dhe ai do t’i thotë çmimin dhe më pas e vendos atë. Gjithashtu mund ta vendos lëndën shpërthyese edhe duke e telekomanduar nga distanca”.

Për katër të arrestuarit, Dritan (Febjus) Dauti, Dashnor Dumani, Asllan Plaku dhe Bledar Plaku, gjykata në atë kohë caktoi ndaj të katërve masën e sigurisë “arrest në burg”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version